Ismail Elfath është zgjedhur nga FIFA për ta drejtuar gjysmëfinalen ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.
Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Atlanta.
Elfath, lindur në Marok dhe që jeton në SHBA, është arbitër me stemë të FIFA-s nga viti 2016.
Elfath do të asistohet nga Corey Parket dhe Kyle Atkins. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Maurizio Mariani.
Për Elfath do të jetë ndeshja e katërt që e drejton në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Edhe
Kane flet për zërat për përçarje tek Anglia
Ai ka drejtuar ndeshjet Japoni – Holandë dhe Urugai – Spanjë që ishin të vlefshme për fazën grupore.
Ndërsa ishte arbitër kryesor në duelin e vlefshëm të 1/8 së finales mes Brazilit dhe Norvegjisë.