Çmimi tavan i naftës të mërkurën ka rënë për një cent krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se çmimi i naftës do të jetë 1.58 euro për litër, ndërsa të martën ka qenë 1.58 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i benzinës është i njëjtë tash e tri ditë. Sikurse të hënën e të martën, edhe sot një litër mund të shitet maksimumi me 1.53 euro.
Ndërkohë që çmimi i gazit është ulur për një cent. Një litër të martën kushtonte 0.75 cent, ndërsa të martën kushton 0.74.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.