Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halle Berry kërkon kujdestarinë e plotë për djalin

Halle Berry

Halle Berry

Aktorja Halle Berry ka kërkuar kujdestarinë e plotë për djalin e saj 10 vjeç, të cilin e ka me ish- bashkëshortin Oliver Martinez.

Është raportuar se 58 vjeçja ka kërkuar të jetë kujdestarja e vetme për djalin e saj Maceo, pasi më parë Berry dhe Martinez janë kujdesur bashkë për djalin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas dokumenteve që ka publikuar TMZ, Halle po brengoset se “sjellja e keqe dhe e dëmshme e tij” mund ta lëndojë djalin.

Shqetësimet e Halles kanë filluar kur pa se Oliver po vë në prioritet aktivitet sportive e jo shkollën dhe po refuzon të punësojë një mësues për t'i ndihmuar me detyrat.

Halle pretendon se Maceo ka probleme serioze me sjelljen dhe mësimin dhe ka mbetur prapa në shkollë dhe gjithashtu pretendon se djali bëhet me agresiv kur kthehet nga vizitat te babai.

Thuhet se ajo po kërkon të jetë kujdestare e vetme në mënyrë që t'i marrë vet vendimet për edukimin dhe terapinë psikologjike të tij duke shtuar se ajo nuk është person perfekt, por mënyra e prindërimit të saj është shembull.

Aktorja është nënë edhe e 16 vjeçes Nahla, të cilën e ka me ish-partnerin, Gabriel Aubrey, me të cilin ka qenë prej vitit 2005 deri në 2010.


Ajo aktualisht është në lidhje me muzikantin Van Hunt, pasi u bënë të afërt me njëri-tjetrin gjatë izolimit në pandeminë Covid-19.