Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka nxitur krizë diplomatike pasi ka publikuar pamje të forcave të sigurisë duke abuzuar me aktivistët ndërkombëtarë të cilët u ndaluar ndërsa përpiqeshin të lundronin drejt Gazës me ndihma.
Pati përgjigje të shpejta dhe të ashpra nga shtetet prej nga vinin aktivistët në anije, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Holandën, Spanjën dhe Irlandën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, e ka përshkruar sjelljen e Ben-Gvirit si “të neveritshme”.
Videoja e shpërndarë përfshinë imazhe të dhjetëra burrave e grave të gjunjëzuar në rreshta, me kokat në tokë dhe duart e lidhura pas shpinës. Ben-Gviri paraqitet duke valëvitur flamurin, duke tallur ata, dhe në një moment shihet duke i bërtitur në fytyrë një burri të lidhur: “Populli i Izraelit jeton”.
ככה אנחנו מקבלים את תומכי הטרור
Welcome to Israel 🇮🇱 pic.twitter.com/7Hf8cAg7fC
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se pamjet janë “të papranueshme” ndërsa ka kërkuar lirimin e shtetasve italianë ashtu si edhe kërkimfalje për keqtrajtimin ndaj tyre.
Ministri i Jashtëm i Spanjës e quajti trajtimin e të burgosurve “monstruoz, i turpshëm dhe çnjerëzor”. Homologia e tij në Britani, Yvette Cooper, ka thënë se është “e tmerruar” nga videoja dhe se ajo “shkel standardet më bazike të respektit dhe dinjitetit se si duhet të trajtohen njerëzit”.
Mbi 400 aktivistë nga 40 shtete udhëtuan në flotilën që përfshinte 50 anije. U nis nga Turqia me ushqim dhe ndihma të tjera në përpjekje për ta thyer bllokadën e Izraelit në Gazë.
Shtatë muaj pasi hyrë në fuqi armëpushimi në Gazë, uria është përhapur. Shumica e palestinezëve jetojnë në tenda ose strehimore të stërngarkuara pa qasje në ujë të pastër dhe as kushte higjienike. Sulmet e Izraelit vazhdojnë përditë, pavarësisht armëpushimit.
Forcat izraelite ndaluan flotilën të martën dhe i dërguan aktivistët në Izrael.
Kritikat ndërkombëtare për trajtimin e aktivistëve e shtynë kryeministrin izraelit t’i dënonte sjelljen e Ben-Gvirit, duke njoftuar se ka urdhëruar deportimin e grupit sa më parë. Jashtë kësaj, nuk paralajmëroi ndonjë veprim konkret kundër ministrit të tij.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar torturë sistematike dhe të përhapur ashtu si edhe abuzim të palestinezëve në burgjet e Izraelit dhe qendrat e ndalimit.
Videoja u publikua një ditë pasi një tjetër ministër, ai i Financave Bezalel Smotrich, deklaroi se kishte urdhëruar spastrimin etnik të një fshati palestinez në përgjigje të raportimeve se Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkonte urdhër arresti për të.