Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër

Dua Lipa

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori i Hollywood-it, Callum Turner, janë martuar të dielën, në një ceremoni private, ku morën pjesë vetëm disa miq dhe familjarë të afërt.

Çifti ka shkëmbyer betimet martesore në Old Marylebone Town Hall, i rrethuar nga njerëzit më të afërt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dua, 29 vjeç, ka mahnitur me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza të bardha, ndërsa ecte dorë për dore me bashkëshortin e saj, Callumin 35-vjeçar, i veshur me kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.

Disa miq dhe familjarë qëndronin në të dy anët e shkallëve të zyrës së regjistrimit në Marylebone dhe hodhën dekorime festive mbi çiftin e buzëqeshur, ndërsa po largoheshin.

Ceremonia ishte e thjeshtë dhe diskrete, duke i bërë ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre të dytë, një festë luksoze treditore në Sicili.

Zyra e regjistrimit në Londër është një vend i preferuar për personazhet e famshëm. Aty janë martuar dy herë edhe Paul McCartney dhe Liam Gallagher.

Sipas raportimeve, çifti i famshëm po planifikon një festë madhështore në ishullin italian të Sicilisë, e cila do të nisë të enjten.

Në listën e të ftuarve përfshihen miq të njohur nga bota e muzikës si Charli XCX dhe Tove Lo.

Madje qarkullojnë zëra se edhe Elton John, me të cilin Dua bashkëpunoi në këngën Cold Heart, mund të performojë gjatë festimeve.

Burime pranë çiftit thonë se ceremonia në Sicili do të jetë një ngjarje luksoze dhe madhështore.

“Ata kanë rezervuar disa ambiente të mëdha për këtë seri eventesh”, ka thënë burimi.

Mendohet se stilisti francez, Simon Porte Jacquemus, themelues i markës Jacquemus, ka krijuar të paktën një nga fustanet që Dua do të veshë gjatë festimeve të dasmës.

Callum i kishte propozuar martesë Duas në dhjetor 2024, pas vetëm një viti lidhjeje. Këngëtarja e ka konfirmuar fejesën në një intervistë për British Vogue qershorin e kaluar.