Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica fiton në “Fadil Vokrri”

KF Drenica

Drenica e ka arritur fitoren më të rëndësishme të edicionit 2025/26 të dielën pasdite.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drenica fitoi 2:1 ndaj Prishtinës.

Me fitore, Drenica siguroi paraqitjen në Superligë edhe për edicionin 2026/2027.

Golin që ia siguroi fitoren Drenicës e shënoi Indrit Prodani.

Ai realizoi për 2:1 në minutën e 67-të nga një kënd i vështirë.

Pjesa e parë përfundoi baras 1:1.

Edhe Drenica kalon në epërsi ndaj Prishtinës Sport 1 muaj më parë Drenica kalon në epërsi ndaj Prishtinës

Golin e barazimit 1:1, Drenica e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Realizoi Igball Jashari.

Albin Krasniqi në minutën e 37-të shënoi golin e vetëm për Prishtinën.

Ndeshja Prishtina – Drenica i takoi xhiros së fundit të edicionit 2025/26 të Superligës në futboll.

Lexo përditësimet tjera
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)

Llapi në barazh, Malisheva përfundon në vend të dytë