Malisheva ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në xhiron e fundit të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Malisheva e mposhti Dritën me përmbysje të rezultatit, 3:2. Me këtë fitore, Malisheva e përfundon kampionatin në vendin e dytë me 59 pikë. Disfata e Ballkanit nga Dukagjini bëri që Malisheva të dal në vendin e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi.
Oniks Grezda shënoi në minutën e 43-të për 1:0, ndërsa Mike Arthur shënoi për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Besnik Ferati e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 65-të. Ndërsa shifrat për 2:2 i barazoi Mevlan Zeka në minutën e 78-të. Dy minuta më pas, Zeka e realizoi golin e fitores.
Drita më herët e fitoi titullin e kampionit. Skuadra gjilanase e përfundon sezonin me 66 pikë.