Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dhjetëra mijëra tifozë në paradën festive të Arsenalit

Arsenali

Dhjetëra mijëra tifozë të Arsenalit lanë mënjanë dhimbjen për humbjen në finalen evropiane, ndërsa klubi londinez festoi të dielën titullin e parë të Premier Leagues që nga viti 2004. Arsenali festoi me një paradë në Londër.

Tifozët e Arsenalit mbushën rrugët në veri të Londrës për të parë heronjtë e tyre duke shfaqur trofeun e Premier Leagues. Lojtarët kanë parakaluar përmes një autobusi të hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të veshur me ngjyra të klubit, tifozët kanë kënduar, kanë brohoritur, kanë valëvitur flamuj dhe kanë ndezur fishekzjarrë ndërsa festuan titullin e Anglisë.

Disa u ngjitën në pemë, çati dhe semaforë me shpresë për të parë skuadrën e Mikel Artetas.

Festimet ishin në kontrast me skenat e dhunës në Francë gjatë natës mes të shtunës e të dielës. Festa në Paris u njollos nga trazirat.

Arsenali u konfirmua kampion i Anglisë më 19 maj, kur Manchester City barazoi me Bournemouthin. Por skuadra ka pritur që të përfundojë finalja e Championsit për të mbajtur paradën tradicionale festive. Është shpresuar të festohet me dy trofe, por kjo nuk ndodhi. Finalen e Championsit, Arsenali e humbi nga PSG-ja pas gjuajtjes së penalltive.