Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sipërmarrësi kinez ha bananen që e bleu në ankand për 6.2 milionë dollarë

Sipërmarrësi kinez ha bananen që e bleu në ankand për 6.2 milionë dollarë

Justin Sun

Sipërmarrësi kinez i kriptovalutave, Justin Sun, e ka përmbushur premtimin që pati bërë pasi shpenzoi 6.2 milionë dollarë për një vepër arti, duke e ngrënë atë. Një banane e ngjitur në mur ishte vepra artistike e Maurizio Cattelanit.

Në një nga hotelet më të shtrenjta të Hong Kongut, Sun hëngri bananen përpara gazetarëve e influencueseve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VIDEO:

 

 

“Është shumë më e mirë se bananet e tjera”, tha Sun pas kafshatës së parë. “Është vërtetë e mirë”.

Banania u shit në një ankand në New York dhe Sun ishte në mesin e shtatë ofertuesve. Menjëherë pasi fitoi me ofertën më të lartë, ai vendosi se do ta hante bananen.

“Ngrënia e saj në një konferencë mund të jetë po ashtu pjesë e historisë së veprës së artit”.