Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nisjen e aksioneve intensive në terren ndaj konsumatorëve me borxhe të papaguara, duke paralajmëruar edhe ndërprerje të furnizimit me ujë.
Përmes një postimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka theksuar se furnizimi me ujë nuk mund të vazhdojë për ata që nuk i përmbushin obligimet financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftim u është bërë thirrje konsumatorëve me obligime që t’i kryejnë pagesat sa më parë.
“Pagesa e rregullt siguron shërbim të vazhdueshëm, mirëmbajtje të rrjetit dhe cilësi më të mirë të ujit. Lusim të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë për të shmangur ndërprerjet dhe procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftim.