Ylli i muzikës pop Ariana Grande është përfolur se ka nisur një lidhje të re me ish-të dashurin dhe ish-balerinin e saj, Ricky Alvarez, gati një dekadë pasi u ndanë në vitin 2016.
Sipas revistës “People”, Grande dhe Alvarez janë afruar pas ndarjes së këngëtares nga aktori Ethan Slater.
“Ariana e ka konsideruar gjithmonë Rickyn mik. Ajo nuk ka mbajtur kurrë mëri ndaj tij pas ndarjes. Ricky është i besueshëm, i qëndrueshëm dhe shumë mbështetës. Me të, Ariana ndihet plotësisht vetvetja”, ka thënë burimi.
Sipas të njëjtit burim, Grande e vlerëson humorin e Alvarezit dhe është e lumtur që ai është rikthyer në jetën e saj.
“Ata kanë një sens humori të ngjashëm, inteligjent dhe të hollë. Nuk po nxitojnë të hyjnë në një lidhje serioze, por Ariana është e lumtur që e ka sërish pranë”, ka thënë burimi.
Edhe
Ariana Grande e Ethan Slater janë ndarë pas gati tre vjetësh lidhje
Raportohet se të dy kaluan fundjavën e 4 Korrikut së bashku me familjen e Grandes.
“Ricky ka qenë gjithmonë një mik dhe njeri të cilit Ariana i beson. Ai ka energji shumë pozitive, e bën të qeshë dhe asaj i pëlqen të kalojë kohë me të”, ka shtuar një tjetër burim.
Alvarez u përmend edhe në hitin e Grandes “Thank U, Next” të vitit 2018. Gjatë turneut të saj “Eternal Sunshine”, ajo ka ndryshuar herë pas here vargjet e këngës.
“Kam shkruar disa këngë për Rickyn, e di që ai ende më mbështet”, këndon Grande, duke shtuar se “Kam shkruar disa këngë për Rickyn dhe ato ende tingëllojnë shumë mirë”.
Në muajin qershor u raportua se Grande dhe Slater i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë.
Edhe
Ariana Grande tregon se si aktrimi e ndihmoi ta shëronte marrëdhënien e saj me muzikën
“Ndarja ishte miqësore. Ata e menduan me kujdes këtë vendim dhe zgjodhën të vazhdonin rrugët e tyre veçmas. Megjithatë, mbeten miq dhe vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin”, pati thënë një burim për People.