Aktorja e njohur, Taraji P. Henson, ka kritikuar kolegët e saj të famshëm për pjesëmarrjen në “Met Galan” e këtij viti, e cila u shoqërua me polemika për shkak të sponsorëve kryesorë, themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos dhe bashkëshorten e tij, Lauren Sánchez Bezos, ka raportuat Deadline.
Ajo mbështeti një postim në rrjetet sociale nga Meredith Lynch me titull “një paralajmërim për të famshmit”, ku u bëhej thirrje pjesëmarrësve të mos mbanin simbole të caktuara, duke theksuar se Bezos është “pjesë e arsyes pse jemi në këtë situatë të dreqit”. Lynch, megjithëse e pranoi se ngjarja ka karakter bamirës, dhe ka thënë se “më duket e çuditshme që kjo ngjarje sponsorizohet nga Jeff Bezos, i cili ka mbështetur Trumpin, i cili ka shkurtuar fondet për artin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHenson ka reaguar ndaj këtij postimi me komente mbështetëse.
“Jam shumë e hutuar nga disa njerëz që po shkojnë. Thjesht po mendoj me vete: ÇKA PO BËJMË?!?!”, ka thënë ajo.
Në një reagim tjetër, ajo shpërndau një postim nga organizata evropiane për të drejtat riprodhuese “My Voice My Choice”, ku krahasohej jahti superluksoz prej 500 milionë dollarësh i Bezos me realitetin e punëtorëve emigrantë në magazinat e “Amazon”. Postimi theksonte se ata përballen me kushte të pasigurta pune, paga të ulëta dhe shkallë të lartë lëndimesh. Henson e shoqëroi këtë me mesazhin: “Shijojeni MET-in 😒”.
Sipas raportimeve, Bezos ka kontribuar me rreth 10 milionë dollarë për sponsorizimin e ngjarjes.
Henson ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në “Met Gala” ndër vite, ashtu si edhe aktorja Zendaya, modleja Bella Hadid dhe aktorja Ariana Grande, të cilat këtë vit nuk morën pjesë, megjithëse arsyet nuk janë bërë publike.
Ndërkohë, edhe kryetari i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë këtë vit, ndryshe nga paraardhësit e tij si Eric Adams. Ai ka theksuar se dëshiron të fokusohet në çështjet e përballueshmërisë ekonomike.
Në një kohë kur thirrjet për “taksimin e të pasurve” po rriten, The New York Times ka raportuar se një grup aktivistësh i quajtur “Everyone Hates Elon” ka bërë thirrje për bojkotimin e ngjarjes. Para fundjavës dhe në prag të “Met Galas”, ky grup vendosi afro 300 shishe me urinë të rreme brenda muzeut, si një akt simbolik për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave të kahershme se shoferët e “Amazon” detyrohen të urinojnë nëpër enë gjatë punës.
“Met Gala” është burimi kryesor i financimit për Institutin e Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit. Edhe këtë vit, në ngjarje morën pjesë shumë emra të mëdhenj të Hollywoodit, si aktorja Blake Lively, këngëtarja Rihanna, këngëtarja Beyoncé, këngëtarja Madonna, artistja Janelle Monáe, këngëtarja Sabrina Carpenter, aktorja Teyana Taylor, aktorja Chase Infiniti, këngëtari Bad Bunny, artistja Emma Chamberlain dhe shumë të tjerë.