Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mesazhe SMS, thirrje telefonike dhe platforma online.
Sipas Policisë personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.
Disa nga mesazhet e mashtrimeve sipas Policisë thuhet se përfshijnë një link (faqe interneti) që në pamje të parë duken si zyrtare dhe kanë këtë përmbajtje: “llogaria juaj do të pezullohet për shkak të mos përditësimit!” dhe “verifikoni të dhënat tuaja për të shmangur bllokimin e llogarisë!”.
“Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes: të mos ndajnë me askënd të dhënat personale dhe bankare! të shmangin hapjen e link-ve të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it; të verifikojnë çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me institucionin përkatës; të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
Policia paralajmëron mashtrime me mesazhe që zbrazin llogaritë bankare në Prizren
-
150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë
-
Mashtrim online në Mitrovicë Veriore, viktimës i tërhiqen 500 euro nga xhirollogaria