Një 58-vjeçar ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pas një aksidenti në fshatin Dobërdelan të Suharekës të mërkurën, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja që ishte pasagjerë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.
“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.