Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas raportit zyrtar të mërkurën, më 15 prill është paraqitur në polici një denoncim se një mashkull kosovar është larguar nga shtëpia më 14 prill, rreth orës 12:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin në fjalë.
Policia po punon në koordinim me familjarët dhe institucionet tjera relevante për të siguruar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.