Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për vjedhje.
Në kërkesë Policia ka publikuar një video dhe fotografi të të dyshuarit.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi/video”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, Policia ka lutur qytetarët që ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].