Një person është plagosur në fshatin Nashec të Prizrenit të martën. Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.
“Viktima ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ndërsa arma (pistoletë) që dyshohet se është përdorur në rast me dy karikatorë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti po hetohet si vrasje në tentativë.