Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën

Franca, Britania, Gjermania

Foto: Associated Press

Një zyrtar gjerman ka thënë të mërkurën se po hapet ngadalë një dritare për dialog midis Rusisë dhe Evropës mbi Ukrainën, dhe është thelbësore të krijohet një format sa më efektiv të jetë e mundur, ndërsa perceptohet gjithashtu nga evropianët si legjitim.

Zyrtari ka shtuar se ka indikacione të forta se Grulpi E3, që nënkupton Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përparimet e forcave ruse janë ngadalësuar këtë vit, dhe trupat ukrainase po rrisin presionin në fushën e betejës dhe përmes një fushate të intensifikuar sulmesh me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë, përfshirë në Shën Petersburg të mërkurën përpara forumit vjetor ekonomik të presidentit, Vladimir Putin.

Shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës deri në dimër ishte një rezultat "realist".

Zyrtari gjerman ndërkaq ka thënë se luftimet e fundit tregojnë se procesi i dialogut ka të ngjarë të zgjasë me muaj, në vend të javëve, dhe se ishte thelbësore të sigurohej që ato të kryheshin në marrëveshje të plotë me Ukrainën. 

Koordinimi, në vend të konkurrencës, me Shtetet e Bashkuara, bisedimet e ndërmjetësuara të të cilave kanë ngecur ndërsa Uashingtoni përqendrohet tek Irani, duhet të mbetet gjithashtu një parim udhëheqës, ka thënë zyrtari.

Qeveritë e Gjermanisë dhe ato evropiane kanë hedhur poshtë një sugjerim nga presidenti rus, Vladimir Putin, se ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, mund t'i përfaqësojë ato në bisedimet e mundshme të ardhshme me Moskën.