Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person vdiq në vetaksident në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë

Aksident

Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në rrugën Bresje – Fushë-Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së martës, ka deklaruar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Policia ka njoftuar se është marrë me procedurat në vend ngjarje.