Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici

policia

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur në Pejë në mbrëmjen e të dielës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KOHËN se dyshimet e para janë se rasti ndodhi aksidentalisht. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet”, ka njoftuar Gashi.