Një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, të premten në mbrëmje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sipas informatave fillestare që ka pranuar Policia e Kosovës, nga rasti që ka ndodhur rreth orës 22.
Sipas një njoftimi nga Policia, për përfshirje në rast është arrestuar një i dyshuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, thuhet në njoftim të Policisë.
E gjatë ditës, një krim me fatalitet ka ndodhur në një ndërtesë afër Rrugës B, në Prishtinë. Një burrë ka mbetur i vdekur nga plagët që i janë shkaktuar me thikë, ndërsa një grua ka pësuar lëndime. Në Polici nuk kanë dhënë ndonjë informacion për të dyshuar potencialë.