Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj?

Rriqrat

Rriqrat

Rriqrat janë parazitë të vegjël që ushqehen me gjakun e njerëzve dhe kafshëve dhe mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme. Sipas doktorit Pete Teel nga Universiteti Texas A&M, veprimi i shpejtë është shumë i rëndësishëm, thuhet në webfaqen e yllit televiziv, Martha Stewart.

Si ta hiqni rriqrën?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse rriqra është ngjitur në lëkurë, hiqeni sa më shpejt duke përdorur një piskatore me majë të hollë. Kapeni sa më afër sipërfaqes së lëkurës dhe tërhiqeni ngadalë e drejt.

Mos e rrotulloni dhe mos e tërhiqni me lëvizje të forta!

“Koka e rriqrës është e lidhur me trupin përmes një pjese shumë të hollë, prandaj rrotullimi ose tërheqja e fortë mund ta shkëpusë trupin dhe të lërë kokën të ngulur në lëkurë”, ka shpjeguar Teel.

Eksperti paralajmëron edhe kundër metodave popullore, si përdorimi i alkoolit, vajit apo substancave të tjera për ta detyruar rriqrën të shkëputet.

“Këto metoda e irritojnë rriqrën dhe mund të rrisin rrezikun që mikrobet të kalojnë në organizëm”, ka thënë ai.

Ruajeni rriqrën

Pasi ta hiqni, vendoseni rriqrën në një enë ose qese që mbyllet hermetikisht dhe shënojeni datën. Kjo mund të ndihmojë mjekun nëse më vonë shfaqen simptoma dhe nevojitet identifikimi i saj.

Pastroni vendin e pickimit

Dezinfektoni zonën me alkool ose lajeni me ujë të ngrohtë dhe sapun për të parandaluar infeksionet. Më pas, vëzhgoni nëse shfaqen ndryshime në lëkurë ose në gjendjen tuaj shëndetësore.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse pas pickimit shfaqen:

-skuqje ose puçrra në lëkurë,
-njolla në formë rrethi,
-temperaturë,
-dhimbje koke,
-dhimbje muskujsh,
-simptoma të ngjashme me gripin.

“Tregojini mjekut datën dhe vendin ku ndodhi pickimi dhe, nëse e keni ruajtur, sillni edhe rriqrën për ekzaminim”, ka këshilluar doktori Teel.

Si të mbroheni nga rriqrat?

Ekspertët rekomandojnë të vishni rroba që mbulojnë sa më shumë lëkurën, të përdorni spërkatës kundër insekteve, të kontrolloni trupin dhe flokët pasi keni kaluar kohë në natyrë, të kontrolloni edhe fëmijët dhe kafshët shtëpiake, si dhe të bëni dush sa më shpejt pas kthimit nga ambientet me bar, shkurre ose pyje.