Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ndikimi i Botërorit - nga 45 mijë ndjekës në 6 milionë brenda natës

Botërori 2026

Vozinha bëri shtatë pritje për barazimin pa gola të Kepit të Gjelbër me Spanjën, të shtunën mbrëma.

Dhe përnjëherë 40-vjeçari u bë i famshëm në rrjetet sociale. Para ndeshjes me Spanjën, Vozinha i kishte 45 mijë ndjekës në “Instagram”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes shifra u bë milionëshe. Dhe brenda një nate Vozinha, që bënë karrierë në kategorinë e dytë portugeze, ka kaluar shifrën e 6 milionë ndjekësve në “Instagram”.

Ky fakt dëshmon ndikimin e madh të Kupës së Botës në futboll.

Sa për krahasim, portieri i Anglisë, Jordan Pickford i ka 1,6 milionë ndjekës. Faqja zyrtare e federatës së Kepit të Gjelbër i ka 254 mijë ndjekës.