Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi në Kaçanik i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se gjatë bastisjes në pronën e tij janë gjetur dhe konfiskuar fishekë, armë, uniformë e MUP-it dhe pajisje të ndryshme.
“Hetues policorë të PK-së, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë kompletuar provat kundër të dyshuarit m/k, dhe me datë 04.04.2026 kanë arrestuar të dyshuarin. Është bastisur prona e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar: fishekë, armë, uniformë (e MUP-it), pajisje të ndryshme, etj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” , thuhet në njoftimin e Policisë.
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik
Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.
Sipas njoftimit për media, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan.
“Ndërsa 91 meshkuj u ndanë nga rreth katërqind 400 burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik. Sipas kërkesës, prej tyre, 13 civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç ‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit janë gjetur armë dhe një uniformë e MUP-it.
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
-
Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë