Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Bashkimi Evropian / Kosova

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, tani Komisioni do të analizojë këtë raport krahas raporteve të vendeve të tjera, për të parë se cilat nga kushtet janë përmbushur dhe sa do të jetë pagesa që do të mund të kryejë Komisioni Evropian bazuar në këta hapa

Komisioni Evropian ka konfirmuar se edhe Kosova në momentin e fundit ka dorëzuar të mërkurën mbrëma raportin për përmbushjen e disa reformave të nevojshme nga Plani i Rritjes.

Sipas zëdhënësit të Komisionin Evropian, tani Komisioni do të analizojë këtë raport krahas raporteve të vendeve të tjera, për të parë se cilat nga kushtet janë përmbushur dhe sa do të jetë pagesa që do të mund të kryejë Komisioni Evropian bazuar në këta hapa. 

Kosova e ka bërë për herë të parë raportimin, pasi që deri tani Kosova kishte marrë para vetëm nga parafinacimi. 

Ndërkaq nuk është sekret as për Bashkimin Evropian e as për Qeverinë e Kosovës, se Kosova nuk ka qenë në gjendje të përmbushë një pjesë të madhe të reformave si pasojë e mungesës së institucioneve të plotfuqishme. Disa nga kushtet kërkonin vendime edhe në Kuvendin e Kosovës.

Nga BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova ta tejkalojë ngërçin politik, të ketë institucione stabile dhe të përmbushë jo vetëm këto reforma, por edhe reforma të tjera që lidhen edhe me Planin e Rritjes edhe me avancimin e agjendës së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. 

Edhe Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa Arbëri 1 d. më parë Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa

Kosova nga Plani i Rritjes ka në dispozicion më shumë se 800 milionë, mirëpo afati për përdorimin e tyre skadon në vitin 2027.

Disa afate tashmë kanë skaduar për disa hapa dhe Kosova gjithsesi do të humbë një pjesë të madhe të mjeteve, por sa do të jetë humbja mbetet të shihet pasi që Komisioni Evropian të analizojë raportin që ka dorëzuar Kosova.

Deri më tani, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tri pagesa të rregullta nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Serbia ka marrë vetëm një pagesë.

Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë marrë asnjë pagesë të rregullt.

Deri më tani, Kosova ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882 milionë eurosh të ndara për vendin.

Edhe Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes Arbëri 2 j. më parë Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes

Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027.

Prej tyre, 2 miliardë euro janë grante, ndërsa 4 miliardë euro janë kredi me kushte të favorshme.

Fondet janë ndarë sipas dy kritereve kryesore: numrit të banorëve dhe prodhimit të brendshëm bruto për kokë banori.

KE-ja i ka kombinuar këta tregues për të përcaktuar çelësin proporcional të shpërndarjes ndërmjet gjashtë përfitueseve, duke u kujdesur që vendet më të mëdha të marrin një shumë më të madhe, por duke marrë parasysh edhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas këtyre kritereve, Serbisë i janë ndarë 1.58 miliard euro, Bosnjë-Hercegovinës 976.6 milionë euro, Shqipërisë 922.1 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa Malit të Zi 383.5 milionë euro.

Edhe Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes Arbëri 5 o. më parë Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Më herët gjatë këtij viti, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se rajoni rrezikonte të humbiste rreth 700 milionë euro për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave.

Nëse shtetet nuk përmbushin reformat me kohë, fondet humbën. Ato më pas kthehen në buxhetin e bllokut evropian.