Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lojtari i Senegalit pagoi vetë shërimin pas lëndimit në SHBA

Edouard Mendy,

Mediumet afrikane kanë bërë të ditur të enjten se portieri Edouard Mendy, është dashur ta paguajë vetë shërimin pas lëndimit që e mori në Botërorin 2026.

Sipas “Sport News Africa”, Federata e Futbollit e Senegalit nuk i ka pasur të siguruar lojtarët, stafin teknik apo anëtarët e tjerë të delegacionit që ishin në Kupën e Botës.

Portieri i Al Ahlit në Arabinë Saudite, e lëndoi gjurin e majtë në ndeshjen ndaj Norvegjisë, të cilën Senegali e humbi 3:2 në fazën grupore.

Ai e pagoi rezonancën magnetike.

Senegali ka pasur shumë probleme në Kupën e Botës. Shumë anëtarë kanë qenë pa kontrata, nuk kanë marrë pagat, nuk u janë dhënë bonuset për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe kualifikimit në Botërorin 2026.

Senegali u eliminua nga 1/16 e finales të Kupës së Botës.