Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në LDK synojnë që votëbesimi për Abdixhikun të bëhet para 7 gushtit

Lumir Abdixhiku

Foto: Arkiv

Kërkesën e rreth 150 delegatëve të Kuvendit të Lidhjes Demokratike, për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, kanë nisur ta trajtojnë organet e partisë. Anëtarë të kryesisë së LDK-së që janë mbledhur të enjten, kanë thënë se Kuvendi për votëbesimin e Abdixhikut synohet të organizohet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Në Lidhjen Demokratike synojnë që mbledhjen e kuvendit të jashtëzakonshëm ta organizojnë para 7 gushtit, që është data e fundit deri kur deputetët e zgjedhur kanë kohë ta konstituojnë Kuvendin. 
Të enjten në selinë qendrore të LDK-së është mbajtur një takim punues në kuadër të organizimit të kuvendit ku do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarit Lumir Abdixhiku. 

Anëtari i kryesisë, Shkëmb Manaj, pas takimit ka thënë se kërkesa e rreth 150 delegatëve të partisë po trajtohet me urgjencë.

“Besoj që brenda jave është problem sepse duhet pastaj të përgatiten edhe ftesat për të gjithë delegatët e Kuvendit, dhe delegatët e Kuvendit duhet ta kenë ftesën disa ditë përpara”, ka thënë ai. 

I pyetur nëse kjo do të ndodhë para 7 gushtit, ai ka thënë: “Po, gjithsesi besojmë që po”. 
Nisma për shkarkimin e Abdixhikut ka nisur në fillim të korrikut dhe i është dorëzuar sekretariatit të mërkurën.

E pas saj, kryetari Abdixhiku ka njoftuar se ka pezulluar negociatat me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për formimin e institucioneve.

Edhe LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut Arbëri 22 o. më parë LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut

Ilir Ferati, që udhëheqë sekretariatin e përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se pret që edhe deputetët e pakënaqur me kryetarin Abdixhiku, të rreshtohen pas tij, nëse ai merr sërish besimin nga delegatët. 

“Ju para meje e patë që doli Lutfi Haziri, i cili nuk janë shumë vjet që ka qenë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut dhe e ka dhënë shembullin më të mirë të demokracisë pas atij Kuvendi, duke u rreshtuar si nënkryetar prapa, në këtë rast, zotit Abdixhiku, edhe prapa vullnetit të fuqisë së delegatëve.

Domethënë, nuk ka figurë që mund të dalë përmbi fuqinë e vullnetit të delegatëve, qoftë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ferati.

Në këtë parti ndonëse kanë mohuar se ka pasur pajtim mes Kurtit dhe Abdixhikut, kanë theksuar se LDK-ja do ta japë kontributin e saj për konstituimin e institucioneve.

“Ju e dini që ka pasur diskutime. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë në takim dhe kanë mbetur që diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje të vazhdojnë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë qëndrimin e saj. Ne do ta japim kontributin tonë për konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 6 qershorit”, ka thënë anëtari i Kryesisë, Manaj.

As Manaj e as Ferati nuk janë përgjigjur nëse presin nga Vetëvendosja që seancën e konstituimit të kuvendit ta thërrasë pas Kuvendit të LDK-së.

Edhe Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim Arbëri 1 d. më parë Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim

E ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, një ditë më parë, ka deklaruar se mbajtja e seancës konstituive nuk është thirrur ende për shkak se partive politike po u jepet kohë e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes.

Të mërkurën, burime të KOHË-s janë informuar se nga takimi i Abdixhikut me kryetarin e LVV-së, Kurtin, është arritur dakordimi për krijimin e institucioneve të reja dhe ndarjen e pozitave në to.