Policia e Kosovës njoftoi se të hënën ka zbatuar planin “Semafori”, ku janë konfiskuar 34 patentë shoferë.
Autoritetet njoftuan se shoferët që u gjobitën s’i kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve, duke shtuar se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në rrugët e rajonit të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit ‘Semafori’. Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin policor.