Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë ekstradimi nga Gjermania i një shtetasi kosovar i cili po kërkohej për grabitje. Ai u arrestua nga autoritetet gjermane pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
I dyshuari pas ekstradimit iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Mitrovicës.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ekstradimi i tij u bë të martën nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera të policisë dhe institucioneve të drejtësisë.
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar