Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin

Shengjin

Foto: A2News CNN

Përditësim, 18:20 - Dy shtetas të Kosovës kanë humbur jetën te Rana e Hedhun në Shëngjin, pasi u morën nga dallgët e forta dhe rrymat detare. 

Drejtoria e Policisë së Shqipërisë e rajonit të Lezhës ka njoftuar se në det ishin futur pesë të rinj nga Kosova, ndërsa pas reagimit të qytetarëve me Jet Ski dhe në bashkëpunim me Policinë u bë e mundur nxjerrja e tyre, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal të Lezhës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vdekjen e dy prej tyre e konfirmoi Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa tre janë duke marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës. Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Policia e rajonit të Lezhës, raporton “Top Channel”. 

Për rastin ka shkruar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. 

“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre. Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona”, ka shkruar Begaj në Facebook. 
Ai ka ftuar institucionet qendrore dhe vendore, si dhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë sezonit veror. 



 


 

Dy të rinj nga Kosova dyshohet se humbën jetën në Shëngjin

Dy persona dyshohen se kanë humbur jetën e dy janë në gjendje të rëndë, pasi ata u morën nga dallgët e forta dhe rrymat detare në bregdetin e Shëngjinit, raportojnë “A2News CNN” dhe “Top Channel”. "ABC News Albania" raporton për dy të vdekur e tre të tjerë janë dërguar në spital. 

Sipas këtyre mediumeve të rinjtë e përfshirë janë nga Kosova. 

Të rinjtë kishin hyrë në det, por për shkak të dallgëve të forta ata u morën nga rrymat detare dhe hasën në vështirësi për të dalë nga uji. 

Ende s’ka konfirmim zyrtar lidhur me rrethanat dhe gjendjen e personave tjerë. 

Po pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për ta sqaruar plotësisht situatën.