Dy zyrtarë bankarë janë arrestuar pasi dyshohen se e kishin ngarkuar një person me kredi prej 25 mijë eurosh, pa dijeninë e tij.
Fillimisht Policia me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka kryer veprime hetimore me autorizim të Prokurorit të Shtetit, mbi dyshimet se i dyshuari në cilësinë e menaxherit bankar ka tejkaluar autorizimet ligjore, duke liruar mjetet në vlerë prej 24 mijë euro, duke urdhëruar kundërligjshëm të dyshuarin e dytë që të kryej transaksionin e të hollave në llogari të dy bizneseve.
I dyshuari i dytë analist bankar, më pas ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit të kësaj banke duke transferuar 24 mijë euro nga llogaria e të dëmtuarës - të cilën paraprakisht e kishin ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj - nga 12 mijë euro për secilin biznes.
“Pas veprimeve të kundërligjshme të të dyshuarve, kredia në emër të dëmtuarës është ngarkuar me procedurë përmbarimore, e më pas është kallëzuar penalisht në Prokurori nga banka, edhe pse ky subjekt nuk ka ofruar asnjë provë që dëshmon se në emër të saj është realizuar kredia prej njëzet e pesë mijë (25.000,00) euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të dyshuarit me veprimet e tyre të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm duke e ngarkuar me kredi fiktive, përfshirë edhe përmbarimin pa dijeninë e saj. Ata janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me aktvendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, përderisa hetimet për rastin do të vazhdojnë në aspektin financiar, në drejtim te zbardhjes së shumës prej njëzet e pesë mijë euro.
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Arrestohen dy të dyshuar, pranuan ryshfet 400 euro
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Dyshohet se keqpërdorën të dhënat bankare, arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë