Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, përmes një aksioni në komunën e Vushtrrisë për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për veprën “detyrimi” dhe një tjetër i cili ishte në arrati për veprat penale “lëndim i lehtë trupor dhe “arratisja e personave të privuar nga liria”.
Bëhet e ditur se që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit, katër të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.