Horoskopi ditor - 12 Jan 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni të lodhur nga njerëzit që ju ndalojnë të merrni vendime dhe të veproni në një projekt grupor. Ky projekt është duke u shpërbërë. Po flitet shumë, por po veprohet shumë pak. Do t’ju humbë një mundësi e mrekullueshme, po qe se nuk e merrni iniciativën.

Demi

20 prill - 20 maj

Një mori opinionesh do t’ju sigurojë se disa anëtarë të familjes suaj nuk e vlerësojnë se sa shumë i doni. Ua doni më të mirën. Ata nuk po e shohin këtë gjë. Mundohuni që të mos e shprehni atë që po e ndieni apo të mos thoni diçka që do ta përkeqësojë situatën. Jepni pak kohë dhe do të arrini te kompromisi.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Do të çliroheni kur do ta zgjidhni një problem të gjatë financiar. Përderisa jeni në atë gjendje do t’i analizoni edhe aspektet e tjera të jetës suaj, të cilat janë gati që të përfundohen. Gjersa po u vjen fundi disa çështjeve, po ua lironi rrugën fillimeve të reja.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një produkt i lirë që do ta gjeni në internet do t’ju dëshpërojë shumë. Ai do të jetë larg të qenët i mirë. Do të nervozoheni me veten që keni menduar se do të kurseni para, por në fakt i keni çuar poshtë këto para.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mungesa e kujdesit për mirëqenien e tyre e një të afërmi në moshë, po fillon t’ju brengosë. Ata mund të këmbëngulin se janë në rregull, por e shihni se është e kundërta. Ndonëse do të mundohen t’ju heqin qafe, nuk do t’i lejoni. Mendoni se e keni përgjegjësi që të siguroheni se do ta marrin ndihmën mjekësore për të cilën kanë nevojë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Partneri juaj po refuzon të flasë dhe po ngrit mure mes jush. Shpërfillja e këtij problemi veç sa do ta përkeqësojë situatën. Duhet ta gjeni problemin që po e shkakton tërë këtë tension. Niseni një bisedë të sinqertë dhe shfaqni hapur ndjenjat tuaja.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një mosmarrëveshje e vazhdueshme nuk ka gjasa se do të përfundojë, edhe pse kishit shpresuar se do t’i vijë shpejt fundi. Dikush do t’i injorojë shqetësimet tuaja sikur të mos kishin fare rëndësi. Për ju është e rëndësishme që të keni harmoni dhe do të vazhdoni të punoni për ta zgjidhur këtë dilemë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një mik ka shumë dëshira, saqë nuk po i vlerëson të mirat që i kanë. Kur ju drejtohen për këshilla, duhet të jeni të sinqertë me ta. Inkurajoni që t’i kapin mundësitë që ua zgjerojnë horizontin. Duhet të mundohen që të mos tingëlloni sikurse po i kritikoni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nuk ka rëndësi se sa shumë kënaqeni me shprehitë që keni, do ta shihni se nuk janë të shëndetshme dhe duhet t’i zëvendësoni me disa të tjera. Po mendoni gjithashtu që të filloni të ushtroni çdo ditë. Një projekt grupor që do t’jua tërheqë vëmendjen, do t’ia vlejë barra qiranë, ndonëse partneri nuk do të jetë aq i interesuar.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni person që vështroni shumë dhe kur njërin sy e mbani te gjërat që po bëni e tjetrin te gjërat e tjera që po ndodhin përreth, ka gjasa se do të humbni diçka. Efikasiteti juaj ka shumë vlerë dhe puna juaj e madhe do të ndikojë që jeni një hap përpara të gjithëve.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Puna grupore është esenciale nëse po mundoheni të arrini sukses. Disa vendime janë shumë të rëndësishme saqë vetëm një person nuk mund ta mbajë përgjegjësinë për to. Duhet të bëheni një si organizatë e vetme. Do të mësoni duke i shikuar dhe dëgjuar ata që kanë më shumë përvojë në fushën e tyre.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Duhet të përgatiteni për një garë që është në rrugë e sipër. Pavarësisht rregullave që po ndryshojnë, është e rëndësishme t’i përmbaheni orarit. Nuk keni bërë aq shumë sa është dashur të bënit. Një mik që nuk ka të bëjë me këtë gjë, po ju mbështet shumë.