Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e yllit televiziv, Kris Jenner dhe gjyshja e Kim, Kourtney, Khloé, Rob Kardashian, si edhe Kendall dhe Kylie Jenner, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, ka shkruar BBC.
Lajmin e bëri të ditur Kris Jenner përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se e ëma u nda nga jeta më 16 korrik.
“Sot i dhamë lamtumirën nënës sime të dashur, MJ. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë sa shumë rëndësi kishte ajo për mua dhe sa e madhe është dhimbja e kësaj humbjeje”, ka shkruar Jenner.
Ajo e kujtoi të ëmën si shtyllën e familjes, duke thënë se ishte pikërisht MJ ajo që i mësoi vlerat më të rëndësishme të jetës.
“Mamaja ime na mësoi ta duam familjen pa kushte, të jemi të sjellshëm, të mos mungojmë kurrë pranë njerëzve që duam dhe të mos e marrim asnjë çast së bashku si të mirëqenë. Ajo na tregoi se familja është gjithçka”, ka shkruar Kris.
Edhe
Pse Princ Harry kërkoi të fshiheshin fotografitë e tij nga festa e ditëlindjes së Kris Jenner
Ajo ka shtuar se do t’i mungojnë bisedat e përditshme, buzëqeshja dhe e qeshura e së ëmës.
“Zemrat tona janë copëtuar, por gjejmë ngushëllim duke ditur se dashuria jote do të jetojë gjithmonë në familjen tonë, në traditat tona dhe në çdo moment që do të kalojmë së bashku”, ka thënë ajo.
Edhe Kim Kardashian ka ndarë një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj.
Krahas disa fotografive familjare me MJ dhe fëmijët e saj, Kim e përshkroi gjyshen si njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Gjyshja ime e dashur MJ, shoqja ime më e mirë, partnerja ime e bisedave dhe binjakja ime shpirtërore... Ti na mësove të gjithëve sa e rëndësishme është familja dhe këto vlera do t’i mbajmë përgjithmonë me vete”, ka shkruar Kim.
Edhe
Kris Jenner tregon për planet e saj pasi festoi ditëlindjen e 70-të
Ajo tregoi se ishte pikërisht MJ që i dha punën e parë në dyqanin e saj në San Diego, duke i mësuar etikën e punës, forcën dhe vetëbesimin.
Ndërkohë, në komentet e postimit të Kim, mijëra fansa dhe miq shprehën ngushëllimet e tyre, ndërsa motra e saj, Khloé Kardashian, reagoi me disa emoji zemrash të kuqe.
Në të njëjtën kohë, edhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka publikuar fotografi nga pushimet e fundit pranë liqenit me Kimin dhe familjen e saj, ka shruar FemaleFirst.
“Mbajini pranë njerëzit që doni”, ka shkruar ai.
Edhe
Kim Kardashian dhe Kris Jenner e padisin Ray J për shpifje
Mesazhi i tij u interpretua si një dedikim i ndjerë pas humbjes së gjyshes së Kim.
Mary Jo “MJ” Shannon ishte një figurë e njohur për publikun, pasi u shfaq për vite me radhë në reality showt “Keeping Up with the Kardashians” dhe “The Kardashians”.