Aktoret e njohura, Rose Byrne dhe Jenna Ortega, do të luajnë së bashku në filmin e ri “Nasty”, një dramë që do të drejtohet nga regjisorja Mary Bronstein.
Ky projekt shënon ribashkimin e Byrne me Bronstein, pas bashkëpunimit të suksesshëm në filmin “If I Had Legs I’d Kick You”, ka shkruar Variety.
Filmi rrëfen historinë e një gjimnasteje të talentuar, e cila zbulon se pengesa më e madhe për të siguruar një vend në ekipin olimpik nuk janë rivalet e saj, por trajnerja.
Skenari është shkruar nga Isabella Jarosz, ndërsa xhirimet pritet të nisin këtë vjeshtë. Producent i filmit është kompania “LuckyChap”, e njohur për sukseset me filmat si “Barbie” dhe “Saltburn”, ndërsa projekti do të shpërndahet nga labeli i pavarur“Clockwork” i gjigandit “Warner Bros.”.
Byrne vjen në këtë projekt pas vlerësimeve të shumta për interpretimin në “If I Had Legs I’d Kick You”, rol që i solli çmimin “Golden Globe” për Aktoren më të Mirë në kategorinë Komedi/Mjuzikëll, si edhe nominime për “Oscar”, “BAFTA” dhe “Critics Choice Awards”.
Byrne pati treguar se, për t’u përgatitur për rolin e saj të mëparshëm, kishte takuar nëna të fëmijëve me nevoja të veçanta, një përvojë që, sipas saj, ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e sheh prindërimin dhe interpretimin.
-
Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix
-
Angelina Jolie rikthehet si regjisore me dramën "Without Blood"
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"