Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ronaldo për Cristianon: Mund të luajë në Arabi, por në Botëror...

Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldos

Paraqitja e Cristiano Ronaldos në Botëror vazhdon të ngjallë reagime. Së fundi ishte ikona braziliane, Ronaldo Nazario, i njohur si Fenomeni, që ka thënë se portugezi ka arritur në pikën ku trupi nuk e përballon dëshirën për të garuar në nivelin më të lartë.

“Natyrisht, trupi të tregon që nuk mund të vazhdosh më. Mendoj se Cristiano dhe Neymari e kanë arritur këtë pikë të raportit mes tyre dhe trupit të tyre. Beteja me trupin është shumë vështirë të fitohet”, ka thënë Ronaldo për ESPN Brasil.

Sulmuesi ikonik brazilian ka thënë se Cristiano Ronaldo ka ende kualitet për të luajtur në Arabi Saudite, por vlerëson se kërkesat për Botëror janë të një niveli tjetër.

“Me gjasë ai ende ka nivelin për të luajtur në Arabi Saudite. Por për të luajtur në Botëror e kuptojmë që është shumë më vështirë. Niveli është shumë më i lartë”, ka thënë Ronaldo.

“Me gjithë pasionin, dashurinë tonë për futbollin dhe dëshirën për të luajtur gjithnjë, mendoj se në fund trupi ynë vendos për ne. Unë nuk luaj pasi truri punon në mënyrën të cilën trupi nuk e përballon”.