Futboll

Xhaka “i gëzohet” grupit të Zvicrës

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka vlerësuar shortin e Zvicrës për Botërorin 2026.

Zvicra, që për kapiten e ka Xhakën, është në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe fituesin e plejofit ku janë Italia, Irlanda e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Uellsi.

“Një grup ‘cool’, me kundërshtarë interesant. Natyrisht, do të jetë disi e veçantë të luajmë ndaj nikoqires së Botërorit, Kanadasë. Atmosfera do të jetë e shkëlqyer”, ka thënë Xhaka.

Në Zvicër e kanë vlerësuar shumë të mirë shortin.

“Qartë se është një grup atraktiv dhe i mirë, në të cilin ne absolutisht duam të kualifikohemi në fazën nokaut. Si ekip dhe po ashtu shikuesit, duhet të presim ndeshje të mira”, ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin.

Lexo përditësimet tjera
Kosova

Nëse kualifikohet, Kosova në grup me SHBA-në, Australinë e Paraguain

Kosova i ka mësuar të premten mbrëma kundërshtarët e mundshëm në Kupën e Botës 2026 në...