Të paktën 100 vdekje janë raportuar nga shpërthimi i Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos, me më shumë se 390 raste të dyshuara, ka thënë për BBC-në drejtori i Qendrave Afrikane për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, Jean Kaseya.
Ai ka deklaruar se shqetësimi i tij më i madh është numri në rritje i rasteve të virusit teksa ka kërkuar që në mungesë të vaksinave dhe ilaçeve efektive, njerëzit të ndjekin masat e shëndetit publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani kemi të paktën 395 raste të dyshuara, nëse i bashkoj të dy vendet. Kemi më shumë se 100 persona që kanë vdekur dhe nuk kemi vaksinë, nuk kemi ilaçe në dispozicion për t’i mbështetur. Ky është shqetësimi im më i madh sepse duhet të shohim se si ta ndalojmë transmetimin”, ka thënë Kaseya.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur të dielën shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare.
Të paktën gjashtë amerikanë janë ekspozuar ndaj virusit Ebola gjatë shpërthimit në Kongo, kanë thënë burime për CBS News.
Një amerikan besohet se ka simptoma, ndërsa tre të tjerë thuhet se kanë pasur kontakt ose ekspozim me rrezik të lartë. Nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre është infektuar.
Qendra Amerikane për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim ka thënë se po mbështet “tërheqjen e sigurt të një numri të vogël amerikanësh që janë prekur drejtpërdrejt”, por nuk ka kondirmuar se për sa persona bëhet fjalë.
Varianti aktual i Ebolas shkaktohet nga virusi Bundibugyo, për të cilin nuk ka ilaçe apo vaksina të miratuara.
Gjithashtu ka dy raste të konfirmuara dhe një vdekje në Ugandë.
Qeveria amerikane raportohet se po kërkon të organizojë transportin për grupin e vogël të amerikanëve në Kongo drejt një vendi të sigurt karantine, ka thënë një burim për faqen e lajmeve shëndetësore STAT.
OBSH-ja ka thënë se shpërthimi në provincën lindore Ituri të Kongos është një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, por nuk i përmbush kriteret për një pandemi.
Më shumë se 28,600 njerëz u infektuan nga Ebola gjatë shpërthimit të viteve 2014-2016 në Afrikën Perëndimore, shpërthimi më i madh i virusit që nga zbulimi i tij në vitin 1976.
Sëmundja u përhap në disa vende brenda dhe jashtë Afrikës Perëndimore, përfshirë Guinea, Sierra Leone, SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Itali, duke vrarë 11,325 njerëz.