Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamali do t’i mungojë Spanjës në hapje të Botërorit

Lamine Yamal

Foto: Associated Press

Superylli Lamine Yamal do t’i mungojë Spanjës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, që nis më 11 qershor.

Mediume të ndryshme kanë bërë të ditur se sulmuesi i Barcelonës është në dyshim edhe për ndeshjen e dytë.

Spanja ndeshjen e parë e luan kundër Kepit të Gjelbër më 15 qershor, kurse të dytën ndaj Arabisë Saudite, më 21 qershor.

Yamal është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar muajin e kaluar në ndeshjen kundër Celta Vigos.
Federata Spanjolle e Futbollit është në komunikim të vazhdueshëm me Barcelonën në lidhje me procesin e rikuperimit të sulmuesit 18-vjeçar. Yamali pritet të jetë prej yjeve të Botërorit.