Nga ora 18:00 ka nisur hedhja e shortit për fazën e grupeve të Botërorit 2026. Ndiqni në kohë reale.
Vazo e parë: Meksika, SHBA-ja, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania
Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia
Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit
Plejofi A: Italia, Uellsi, Bosnja, Irlanda e Veriut
Plejofi B: Ukraina, Polonia, Shqipëria, Suedia
Plejofi C: Turqia, Sllovakia, Kosova, Rumania
Plejofi D: Danimarka, Çekia, Irlanda, Maqedonia e Veriut
Plejofi 1: DR Kongo, Xhamajka, Caledonia e Re
Plejofi 2: Iraku, Bolivia, Surinami
Grupi A
Meksika
2.
3.
4.
Grupi B
SHBA
2.
3.
4.
Grupi C
1.
2.
3.
4.
Grupi D
Kanadaja
2.
3.
4.
Grupi E
1.
2.
3.
4.
Grupi F
1.
2.
3.
4.
Grupi G
1.
2.
3.
4.
Grupi H
1.
2.
3.
4.
Grupi I
1.
2.
3.
4.
Grupi J
1.
2.
3.
4.
Grupi K
1.
2.
3.
4.
Grupi L
1.
2.
3.
4.
FIFA i jep Trumpit çmimin e paqes për ndaljen e 8 luftërave, përfshirë atë Kosovë - Serbi
Në ceremoninë e shortit për Botërorin 2026, FIFA i ka ndarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”.
Pos një trofeu, Trumpit i është ndarë edhe një medalje, të cilën presidenti i SHBA-së e vendosi menjëherë në gjoks.
Në një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Shpëtuam miliona jetë - Kongoja si shembull, 10 milionë vdiqën, ata po shkonin drejt 10 milionëve të tjerë shumë shpejt. Gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin, ne gjithashtu ndaluam luftërat që të ndodhnin pak para se të fillonin. Bota është një vend më i sigurt tani”, ka thënë Trump pasi pranoi çmimin.
Infantino flet mbi gjashtë minuta
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për Botërorin 2026.
Ai ka folur për çështje të shumta, ndërsa më pas ka udhëhequr thirrjet e të pranishmëve për SHBA-në, Kanadanë e Meksikën.
Ceremonia përmban pika të shumta artistike. Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger kanë kënduar një këngë së bashku.