Futboll

Vazhdon Superliga, Prishtina e re sfidon Dritën

drita

Pas pushimit dyjavor, në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në futboll.

Në program është xhiroja e 14-të. Kjo xhiro hapet me ndeshjen Prishtina e Re – Drita, që zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në Lipjan.

Prishtina e Re për herë të parë po garon në Superligë, ndërsa është e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë. Kampionia në fuqi, Drita, është e treta me 20 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të shtunën prej orës 18:00 në “Fadil Vokrri” është ndeshja Prishtina – Malisheva. Prishtina është lidere me 26 pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të luajtur, atë me Dritën. Malisheva është e shtat me 16 pikë.

Të dielën janë takimet Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica dhe Ballkani – Llapi.