Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm në Qendrën Islamike në San Diego, pesë të vdekur

San Diego

Foto: Associated Press

Pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë dy të dyshuarit, në një sulm të armatosur në Qendrën Islamike në San Diego të SHBA-së, ka njoftuar BBC. 

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, ka thënë se janë vrarë tre burra, ndërsa janë gjetur të vdekur në veturë edhe dy të dyshuarit, që janë të moshave 17 dhe 19 vjeç. Ata dyshohet se kanë kryer vetëvrasje. 

Rasti është duke u trajtuar nga FBI-ja si krim i urrejtjes. 

Në mesin e viktimave është edhe një roje e Qendrës Islamike që është xhamia më e madhe në San Diego County. 

Imami i Qendrës Islamike, Taha Hassane, ka thënë se kurrë s’ka përjetuar tragjedi të tillë më parë.