Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 26°C deri në 30°C.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.