Është dorëzuar në Polici i dyshuari për plagosjen e së hënës mbrëma në Pejë.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se ai ka dorëzuar dy armë së bashku me dy karikatorë dhe 15 fishekë.
Ndërkaq në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë bëhet e ditur se B.K. është ndaluar për 48 orë për veprën “Vrasje në tentativë”.
“Menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë grumbulluar prova materiale që do të shërbejnë në zhvillimin e procedurës penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.