Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në emisionin “Interaktiv” në KTV, deklaroi se në fushatën e zgjedhjeve të shkurtit, Lushtaku me veturë zyrtare, ka tentuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën e Kurtit për ta pamundësuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lushtaku ka thënë se Kurti po shpifë dhe se për këtë rast ekziston një raport zyrtar policor ku është konstatuar se nuk ka pasur ndonjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion. Lushtaku paralajmëroi se për këtë nesër do të iniciojë padi.
“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente. Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar Lushtaku në reagimin e tij në Facebook.
-
Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale
-
Sami Lushtaku padit Albin Kurtin
-
Lushtaku i kërkon Kurtit t’i tërheqë deklaratat, ndryshe paralajmëron padi
-
Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar