Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në “Eagle Stadium” në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën “X”, artisti amerikan ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar këtë të diel, një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin si një ngjarje me jehonë globale dhe duke iu përgjigjur kritikave që shoqëruan zhvillimin e saj.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama tha se Shqipëria “nuk organizoi thjesht një koncert”, por një aktivitet që, sipas tij, falë famës së artistit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale, “u bë në çdo cep të botës një lajm”.
Edhe
Shqipëria, “ishulli” i Kanye Westit
Artisti u ngjit në skenë rreth orës 21:15, ku interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së tij. Publiku e shoqëroi gjatë gjithë mbrëmjes me këngë, duartrokitje dhe brohoritje, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.