Futboll

Uzuni lë pas barazimin me Serbinë, synon fitore ndaj Letonisë

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni u inkuadrua në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj Serbisë. Ai ishte i kënaqur që pati minutazhë në fushë dhe tha se e dha më të mirën për ato minuta. Pas ndeshjes ka folur për barazimin pa gola me Serbinë, në ndeshjen e Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Ka treguar edhe se

Rey Manaj ishte i suksesshëm në ekzekutimin e penalltive në stërvitje. 

Shqipëria më 10 qershor e luan ndeshjen e radhës në udhëtim te Letonia. 

“Jam i kënaqur që u futa në lojë. Ne donim të fitonim, por duhet të jemi krenar për gjithë ekipin, sepse dhamë shpirtin në fushë. Asnjë lojtar nuk do të donte të ishte në pozitën e Manajt. E ka përjetuar keq atë moment sepse ishte me peshë. Bëri lojë të jashtëzakonshme, njësoj si Broja e Hoxha. Në stërvitje, Manaj e unë i shënuam gjithë penalltitë. Tani Letonia është kundërshtare e fortë. Nuk ka kundërshtar të lehtë. Për ne është e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen e radhës”, theksoi Uzuni pas ndeshjes.

Lexo përditësimet tjera
Shqipëri - Serbi

Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”

Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një...