Disa përfaqësuese të Kupës së Botës kanë kundërshtuar pushimet për freskim, duke vlerësuar se ato e “humbin momentumin”.
Zvicra përdori një pushim të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelektori Murat Yakin tha se planifikoi një zëvendësim të trefishtë për pushimin e freskimit në pjesën e dytë, duke vënë bast se Bosnjë-Hercegovina e guximshme nuk mund të përballonte një ndryshim të menjëhershëm të ritmit në atë që dukej të ishte ndeshje nervoze dhe pa gola.
Johan Manzambi dhe Ruben Vargas e bënë trajnerin e tyre të dukej jashtëzakonisht i zgjuar, ndërsa udhëhoqën një seri golash spektakolarë që e vunë Zvicrën në kontroll të lojës dhe në krye të grupit në Botëror.
Manzambi e shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës me një gjuajtje të shkëlqyer në minutën e 74-t. Zvicra shpërtheu më pas për fitore 4:1 ndaj Bosnjës, të enjten mbrëma.
Pavarësisht se kishte topin në shumicën e kohës, Zvicra nuk mundi të thyente ekipin boshnjak deri kur Yakini përdori pushimin që FIFA e bëri obligativ, për të fuqizuar sulmin me 20-vjeçarin Manzambi dhe lojtarin dinamik, Vargas.
Ritmi ndryshoi dhe ata luajtën rol të rëndësishëm, ndërsa Bosnja mbeti me 10 lojtarë.
“Ishte shumë e rëndësishme që pas pushimit të dytë për hidratim ne të ndryshonim disa gjëra, për shkak se më pas kundërshtari nuk mund të reagojë menjëherë”, ka thënë Yakin.
“Ndoshta ky ishte avantazhi që kishim. Sollëm lojtarë shumë të shpejtë dhe kundërshtari nuk mund të vraponte sa ata. Dhe kjo krijoi hapësira. Kjo ishte strategjia ime. Prita deri në pushim”, ka shtuar selektori i Zvicrës.
Manzambi i shënoi dy gola, Vargas realizoi gol dhe asistim, ndërsa Granit Xhaka shënoi penallti në minutën e 97-të për rezultatin final, 4:1. Bosnja mbeti me një lojtar më pak në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 1:0 për “helvetikët”.
“Ky ndoshta është momenti më i mirë në karrierën time të deritashme”, ka thënë Manzambi. “E dinim që nuk e filluam ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por duhej të ishim të durueshëm. E dimë që kemi ekip të mirë dhe e kemi dëshmuar këtë”.
Yakini ka thënë se Manzambi e ka mësuar futbollin në rrugë, por që në mbrojtje ka shumë disiplinë.
“Ende duhet të mësoj se si të jetë më i strukturuar, por po bëjmë përparim. Mundohemi t’i japim shumë hapësirë në lojë dhe ai ia del shumë mirë”, ka theksuar Yakin.
Zvicra i ka katër pikë në Grupin B, sa edhe Kanadaja. Bosnja mbetet me një pikë, por në garë për avancim tutje. Një pikë e ka edhe Katari. Më 24 qershor janë ndeshjet Zvicra – Kanadaja dhe Bosnjë-Hercegovina – Katari.
Zvicra thuajse ka siguruar avancimin, kurse kërkon ta fitojë grupin. Për këtë i duhet fitorja ndaj Kanadasë.