Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, nuk ishte shumë i interesuar të fliste, por ka pranuar se ishte shumë i lumtur që nëna e tij u pajis me vizë amerikane dhe do të ishte në gjendje ta shihte duke luajtur në Botëror.
40-vjeçari është një nga yjet e Botërorit, falë paraqitjes impresive me Spanjën. Ai udhëhoqi Kepin e Gjelbër drejt barazimit pa gola me spanjollët superfavoritë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVozinha qau pas ndeshjes, ndër të tjera për shkak se nëna e tij, Ana Candida Evora, nuk ishte në gjendje të pajisej me vizë të SHBA-së dhe ta shihte atë nga afër. Kostoja e lartë e la nënë e portierit pa vizë amerikane.
Departamenti i Shtetit të SHBA-së ndërhyri pasi komentet e Vozinhas u bënë virale. Të enjten u konfirmua se Evora udhëton për në SHBA.
Kepi i Gjelbër luan të dielën.
“Për mua kjo është shumë e rëndësishme sepse e gjithë familja ime më mbështet gjithmonë në gjithçka”, tha Vozinha për gazetarët.
“Ta kem atë këtu, për mua është e veçantë. Babai im është gjithashtu këtu, së bashku me vëllain. Kështu që jam shumë i lumtur. Do të doja të sillja më shumë familjarë, por ndonjëherë është e vështirë”.
Vozinha megjithatë ka theksuar se duhet të fokusohen në futboll dhe në ndeshjen e radhës.