Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja me Serbinë. Ndeshja Shqipëri – Serbi u zhvillua të shtunën mbrëma në “Air Albania” dhe përfundoi pa gola. I takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Ashtu si pritej, atmosfera gjatë gjithë ditës ishte e zjarrtë në Tiranë. Stadiumi i bukur ishte i mbushur me shikues, e mijëra të tjerë qëndruan rrugëve të Tiranës. Në stadium nuk ishin grupet e organizuara të tifozëve, por përkrahja nuk mungoi. Nuk kishte anim të organizuar, por kishte “zjarr” nga tribunat që megjithatë nuk u shpërblye me fitore shumë të dëshiruar.
Angazhimi i kuqezinjve në fushë nuk ka munguar. Është luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, nga fillimi e deri në fund.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shqipëria lëshoi rast të artë. Pasi Elseid Hysaj u pengua në zonë në mënyrë të palejuar, arbitri dha penallti. Përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë e mori Rey Manaj. Por ai gjuajti plogësht dhe portieri i Serbisë e ndali gjuajtjen. Kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.
Shifrat nuk ndryshuan as në të dytën. Rast të mirë kishte zëvendësuesi Nedim Bajrami. Pas një pasimi të Mirlind Dakut, Bajrami ishte në pozitë të mirë por gjuajti zbehtë. Në pjesën e parë Mario Mitaj dërgoi një goditje të fortë, ndërsa tentimet e tjera të kuqezinjve përfunduan si gjysmëraste.
Edhe Serbia ishte e rrezikshme, sidomos me sulmuesin e fuqishëm, Aleksandar Mitroviq, por pa konkretizuar. Herët në pjesën e dytë Shqipërinë e shpëtoi portieri Thomas Strakosha, pas një gjuajtjeje të saktë të Mitroviqit me kokë.
Në përgjithësi ndeshja ishte e hapur, me shumë duele, por pa raste. Dhe rrjetat mbetën të paprekura.
Nuk ka pasur ndonjë tension të madh mes lojtarëve në fushën e lojës. Por ka pasur fyerje ndaj serbëve nga shikuesit gjatë gjithë kohës.
Ka pasur po ashtu thirrje të zjarrta për Kosovën, UÇK-në, komandantin legjendar Adem Jashari, për Shqipërinë etnike...
Ka pasur shumë pasion e entuziazëm në tribuna, por jo edhe gola në fushë.
Festa shqiptare nisi herët të shtunën, me mijëra tifozë që mbushën rrugët e sheshet e Tiranës. Shumica prej tyre ishin nga Kosova, por kishte edhe nga Maqedonia e Veriut e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ka pasur këngë e valle, thirrje atdhedashurie, por edhe thirrje proteste ndaj FSHF-së dhe presidentit të saj, Armand Duka.
Grupet e organizuara të tifozëve nuk ishin në stadium. Ato kanë protestuar për mënyrën se si janë ndarë biletat, me short, përkatësisht për faktin që FSHF-ja nuk u ndau bileta. Kanë protestuar edhe për organizimin e përbashkët të Evropianit U21 të vitit 2027 nga FSHF-ja bashkë me federatën serbe.
Për këtë arsye animi në stadium nuk ishte i koordinuar, por përfundimisht ishte i madh.
Ka pasur hedhje të gotave të ujit në disa raste, por jo ndonjë brengë të sigurisë. Në fund lojtarët janë përshëndetur, ndërsa tifozët janë larguar qetë nga stadiumi.
Hoxha: Ishte ndeshje e mirë, kishim rast të fitonim
Sulmuesi i krahut Arbër Hoxha ka thënë se Shqipëria ka pasur rast të fitojë ndeshjen ndaj Serbisë. Shqipëria barazoi të shtunën pa gola në “Air Albania”.
“Ishte ndeshja emocionale. Mendoj se ishte ndeshje e mirë, kishim rast të fitonim. Dhamë maksimumin...Të koncentrohemi në ndeshjen e radhës, jemi në lojë për ta arritur kualifikimi”, tha Hoxha.
Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka thënë se është ndier shumë mirë dhe dëshira e madhe për të luajtur e ka bërë të harrojë lëndimin që ka pasur. Daku u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen që Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë.
Daku ka thënë se e ka motivuar përkrahja e tifozëve, ndërsa ka shtuar se Shqipëria e ka merituar t'i fitojë tri pikët.
“Po të ishim më syhapur do të shënonim fitore. E dhamë atomin e fundit në ndeshje, ishte e gjitha që patëm mundësi kësaj radhe...Gjithçka është e hapur. E kemi një ndeshje me rëndësi pas tri ditëve kundër Letonisë, besoj se duhet bërë çmos ta fitojmë...Do të luftojmë për objektivin me arrit në Botëror, që është ëndërr që patjetër duhet me realizu”, tha Daku.
Gjimshiti i lumtur me ndeshjen e zhvilluar
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se është shumë i lumtur me ndeshjen e treguar nga futbollistët në barazimin pa gola të shtunën me Serbinë në “Air Albania” në Tiranë.
Gjimshiti ka thënë se ka mundur të rrezikohet më tepër, por ka pranuar se në ndeshje kishte më tepër presion e emocione.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë e shkojmë para. Mund të rrezikosh pak më shumë të shkosh para, por në këto ndeshje ka shumë presion, tension e emocione. Sigurisht nuk dëshiron të gabosh...Jam shumë i lumtur për ekipin për ndeshjen që ka zhvilluar sot”, tha Gjimshiti.
Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”
Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja me Serbinë. Ndeshja Shqipëri – Serbi u zhvillua të shtunën mbrëma në “Air Albania” dhe përfundoi pa gola. I takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Ashtu si pritej, atmosfera gjatë gjithë ditës ishte e zjarrtë në Tiranë. Stadiumi i bukur ishte i mbushur me shikues, e mijëra të tjerë qëndruan rrugëve të Tiranës. Në stadium nuk ishin grupet e organizuara të tifozëve, por përkrahja nuk mungoi. Nuk kishte anim të organizuar, por kishte “zjarrë” nga tribunat që megjithatë nuk u shpërblye me fitore shumë të dëshiruar.
Angazhimi i kuqezinjve në fushë megjithatë nuk ka munguar. Është luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, nga fillimi e deri në fund.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shqipëria lëshoi rast të artë. Pasi Elseid Hysaj u pengua në zonë në mënyrë të palejuar, arbitri dha penallti. Përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë e mori Rey Manaj. Por ai gjuajti plogësht dhe portieri i Serbisë e ndali gjuajtjen. Kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.
Shifrat nuk ndryshuan as në të dytën. Rast të mirë kishte zëvendësuesi Nedim Bajrami. Pas një pasimi të Mirlind Dakut, Bajrami ishte në pozitë të mirë por gjuajti zbehtë. Në pjesën e parë Mario Mitaj dërgoi një goditje të fortë, ndërsa tentimet tjera të kuqezinjve përfunduan si gjysmëraste.
Edhe Serbia ishte e rrezikshme, sidomos me sulmuesin e fuqishëm, Aleksandar Mitroviq, por pa konkretizuar. Herët në pjesën e dytë Shqipërinë e shpëtoi portieri Thomas Strakosha, pas një gjuajtje të saktë të Mitroviqit.
Në përgjithësi ndeshja ishte e hapur, me shumë duele, por pa raste. Dhe rrjetat mbeten të paprekura.
Nuk ka pasur ndonjë tension të madh mes lojtarëve në fushën e lojës. Por ka pasyr fyerje ndaj serbëve nga shikuesit gjatë gjithë kohës.
Ka pasur po ashtu thirrje të zjarrta për Kosovën, UÇK-në, komandantin legjendar Adem Jashari, për Shqipërinë etnike.
Ka pasur shumë pasion e entuziazëm në tribuna, por jo edhe gola.
Festa nisi herët të shtunën, me mijëra tifozëve që mbushën rrugët e sheshet e Tiranës. Ka pasur këngë e valle, thirrje atdhedashurie, por edhe thirrje proteste ndaj FSHF-së dhe presidentit të saj, Armand Duka.
Grupet e organizuara të tifozëve nuk ishin në stadium. Ato kanë protestuar për mënyrën se si janë ndarë biletat, me short, përkatësisht për faktin që FSHF-ja nuk u ndau bileta. Për këtë arsye animi në stadium nuk ishte i koordinuar, por përfundimisht ishte i madh.
Edhe 5 minuta deri në fund
Edhe pesë minuta kanë mbetur deri në fund të ndeshjes Shqipëria – Serbia.
Rezultati është 0:0.
Shqipëria në pjesën e dytë ka tentuar disa herë, por pa konkretizuar.
Tjetër zëvendësim nga Sylvinho
Në minutën e 75-të është inkuadruar edhe sulmuesi tjetër Myrto Uzuni.
Uzuni e ka zëvendësuar Armando Brojën që ishte shumë aktiv në krahun e djathtë.
Bajrami lëshon tjetër rast të artë
Nedim Bajrami ka lëshuar rast të artë në minutën e 72-të.
Pas asistimit të bukur të Mirlind Dakut, Bajrami gjuajti zbehtë.
Ndryshim i dyfishtë te Shqipëria
Përzgjedhësi Sylvinho ka bërë ndryshim të dyfishtë në minutën e 63-të.
Në lojë kanë hyrë Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami.
Daku është inkuadruar në vend të Rey Manajt që humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë.
Ndërkohë, Bajrami e ka zëvendësuar Arbër Hoxhën.
Tre minuta më vonë gjyqtari italian, Davide Massa, ndërpreu përkohësisht ndeshjen. Iu bë thirrje sërish tifozëve të mos hedhin gjësende në fushë.
Super Thomas Strakosha
Portieri Thomas Strakosha ka bërë pritje vendimtare.
Në minutën e 53-të ai ndali gjuajtjen e saktë me kokë të Aleksandar Mitroviqit.
Shqipëria menjëherë në sulm
Armando Broja ka dale rrezikshëm që në nisje të pjesës së dytë.
Broja fitoi një duel shpejtësie por harkimit të tij në zonë nuk iu përgjigj askush.
Kuqezinjtë humbin penallti, pjesa e parë 0:0
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri – Serbi.
Kuqezinjtë kishin mundësi të artë fare në fund. Por nga pikaq e bardhë dështoi Rey Menaj. Gjuajtjen e tij e ndali portieri serb.
Në përgjithësi pjesa e parë ishte e zbehtë. Kishte pak gjysmëraste në të dy palët, por në fund për Shqipërinë u paraqit mundësia e artë pas ndërhyrjes në Hysajn.
Dukshëm më në nivel ishte atmosfera në tribuna. Ndonëse disi e pakoordinuar, përkrahja e tifozëve ishte e zjarrtë. Në stadium nuk ka grupe tifozësh. Ka mijëra tifozë rrugëve të Tiranës.
Penallti për Shqipërinë
Shqipëria ka fituar penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.
Elseid Hysaj u ndal në mënyrë të palejuar në zonë nga Lazar Samarxhiq.
Goditja e parë në portë nga Shqipëria
Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, e ka regjistruar goditjen e parë në portë për Shqipërinë.
Mitaj në minutën e 12-të gjuajti fuqishëm, por ishte portieri kundërshtar që e priti tentimin e tij që ishte qendror.
Ndërpritet shkurtazi ndeshja, tifozëve u bëhet thirrje të përmbahen
Arbitri kryesor ka ndërprerë shkurtazi ndeshjen, ndërsa iu bë thirrje tifozëve - nëpërmjet spikerit të stadiumit - të tregojnë respekt. Ndeshja u ndërpre në momentin kur një futbollist i Serbisë po tentonte ta bënte goditjen nga këndi.
Po zhvillohet minuta e 10-të e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që i takon ciklit eliminator të Botërorit 2026.
Ndërkohë nga tifozët ka pasur edhe fyerje në drejtim të presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka.
Lojtarët e Serbisë priten me "Mora fjalë" e UÇK
Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa kanë mbetur më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes Shqipëri – Serbi. Lojtarët e Serbisë janë pritur me këngën “Mora fjalë” e thirrjet “UÇK, UÇK”.
Ndeshja i takon ciklit eliminator për Botërorin 2026.
Për Shqipërinë është ndeshja e tretë, ndërsa i ka tri pikë të fituara.
Për Serbinë është ndeshja e parë.